++ [ originally posted by Arif ] ++
Just heard that Albania PM has promised 500 000 euros for albanian NT if they win against Greece. 250 000 if they draw.
cmon boys
Klubi i tifozëve të Shkëndija ‘79 nga Tetova organizon pjesmarrjen e tifozëve tetovarë në ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë, që do të luaj me kombëtaren e Greqisë më 4 shtator në Tiranë. “Tetova është qytet i madhë, ka traditë futbollistike, ka pasur tifoz, që na viti 1990 dhe ne jemi vetëm vazhdimësi e kësaj tradite”, ka pohuar për “Futbolli.com” njëri nga përfaqësuesit e “Ballistëve” nga Tetova.
“Kombëtarja shqiptare është mbi të gjitha, dhe ne si tetovarë, duam që në mënyrë dinjitoze të përfaqësojmë Tetovën dhe tifozët tetovarë”, ka nënvizuar një përfaqësues tjetër i “Ballistëve”.Sipas tyre, klubi i tifozëve “Ballistët” është në fazën e riorganizimit dhe së shpejti ky klub, do të ketë kryesinë e vet, e cila do t’i përfaqësoj në të gjitha takimet me tifozët tjerë në Maqedoni dhe jashtë. Për të parë ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë, janë siguruar rrethë 100 bileta dhe janë rezervuar dy autobus, të cilët do të nisen nga Tetova më 3 shtator në ora 23:00. Përfaqësuesit e “Ballistëve” kanë bërë thirje, që në këtë datë të organizuar të nisen edhe tifozët tjerë, të cilët janë nga Tetova dhe qytetet të tjera. “Ne dëshirojmë që të prezentojmë tifozërinë tetovare dhe për këtë qëllim kemi organizuar, që të gjithë tifozët të kenë uniformën përkatëse, që përfshin fanellat dhe shallet e Ballistëve, si dhe një flamurë të madhë, i cili do të vendoset në hapësirë të dukshme të stadiumit Qemal Stafa në Tiranë”, thanë përfaqësues të tifozëve të Tetovës “Ballistët”. Tifozët tetovarë, thonë se interesimi është shumë i madh sepse deri më tani është mbushur një autobus, me të rinjë. Ne organizimin e bëjmë në mënyrë vullnetare, dhe bielta më e lirë në Maqedoni, kushton vetëm 35 euro, sponsor nuk kemi patur , përveç sigurimit të biletave, që është bërë nëpërmjet Western Union, këtu nuk ka ndonjë përfitmim material. “Kjo nuk është hera e parë që “Ballistët” marrin pjesë në ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë, por kjo është hera e parë, që jemi më të organizuar”, tha njëri nga përfaqësuesit kryesor të “Ballistëve”. Për “Ballistët” përkrahja e kombetares së Shqipërisë është “diçka e madhe, obligim kombëtarë , besojmë se pëkrahja e Ballistëve, do t’i ndihmoj kombëtares, për të arritur sukses”, thonë ata. Përfaqësuesja e Shqipërisë ndeshjen e saj me Greqinë e luan në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë më 4 shtator.